Sales Ended

Event Information

Share this event

Date and Time

Location

Location

Blloku

Tirana

Albania

View Map

Friends Who Are Going
Event description

Description

Global Woman Club Tirana 2017 - Më në fund edhe në Shqiperi.

Business Breakfast Event


Rezervoni sa më shpejt sepse vendet janë të limituara.

Ditën e Premte me dt, 30 Maj, ora 8:30 deri në 11:30, në Bllok

Global Woman Club network po rritet gjithnjë e më shumë dhe në mbarë botën. Anëtarët e këtij klubi gëzojnë shumë benefite, përfshirë këtu dhe mëngjesin special I cili nisi të serviret në zemër të Londres dhe tani po udhëton në shumë vende të botës, prfshirë Shqipërinë. Platforma e Global Woman bashkon të gjitha gratë nga e gjithë bota duke bërë që ato të ndjehen kaq mirë në shoqërinë e njëra tjetrës. Në çdo mbledhje që organizohet, femrat ndjehen aq rehat, sikurse janë në shtëpitë e tyre.

Bashkuhuni me ne në Business Breakfast Event, ditën e Premte me dt, 26 Maj, ora 8:30 deri në 11:30 në Bllok – Vendi per t’u konfirmuar se shpejti.

Sapo të arrini do keni mundësinë të shijoni nj kafe të mrekullueshme, makiato apo kapucino, ose lëng frutash si dhe të kaloni momente të këndshme nën shoqërinë e njëra – tjetrës.

Mimoza Sula, oragizatorja e këtij eventi do të fillojë eventin në orën 9:00am dhe çdo anëtar I klubit do këtë mundësinë të ndajë atë që dëshiron me pjestarët e tjërë që ndodhen në sallë. (Pjesmarrësit e rinj, kanë shansin që të rregjistrohen që atë moment dhe automatikisht të gëzojnë të drejtën e anëtarëve të klubit). Këtu ju mund të ndani historinë tuaj personale, misionin apo vizionin tuaj, dhe çështë më e rëndësishmja, të flisni rreth bisnesit apo interesave tuaja.

Nuk ka një rregull që duhet të ndiqet nga folësit, disa preferojnë të flasin të parët, disa dëshirojnë të flasin më vonë. Pas afërsisht një ore, vjen koha e pushimit të kafesë, ku pjesmarrët mund të zgjedhin nga shumllojshmëritë e ushqimit të servirur dhe gjithashtu të hynë në bisedë me njëra-tjetrën. Më pas mblidhemi të gjitha dhe duke qeshur e valëzuar duart bëhemi gati për foton e grupit! Pas kësaj kthehemi në vendet përkatëse dhe bëhemi gati për prezantimet e tjera. E gjitha kjo mbaron në orën 11:30am dhe shumë nga anëtaret përgjithësisht preferojnë që të qëndrojnë dhe pak për të folur me pjesën tjetër që nuk arritën të flasin, apo të krijojnë lidhjet me ato persona që ato u atashuan. (Mëngjësi jonë mbaron në orën 12.00). Anëtarët mund të lënë fletpalosjet apo broshurat në tavolinë të cilat shfrytëzohen gjatë orarit të pushimit.

Salla është gjithmonë plot me afërsisht 35 femra dhe pa asnjë karrige bosh. Kush arrin I pari ka luksin të zgjedhë ku dëshiron të ulet. (Oh, dhe rezervoni sa më shpejt, pa u shitur akoma të gjitha biletat).

Cfarë e bën kaq të veçantë dhe të dëshiruar Global oman Club Breakfest?

Global Woman Club Breakfest e ka prejardhjen nga Global Woman Magazine themeluar nga psikologia e njohur Mirela Sula e cila jeton në Londër. Kjo revistë sjell histori të veçanta dhe inspiruese femërore dhe bën që këto femra të lidhen me njëra tjetrën duke u bashkuar në një mission të vetëm. Cdo grua/vajzë që është bërë pjesë e këtij netorku apo bashkëpunimi, pohon që kjo është një mënyrë e veçantë dhe shumë ndryshe nga çdo event tjetër që ato kanë ndjekur. Ka një energji pozitive, mbështetëse, relaksuese dhe shumë të ngrohtë dhe çdo njeri është I hapur dhe vetvetja. Bëhet fjalë për ndërtimin e marrëdhënieve dhe kërkimin e bashkëpunimeve reciprokisht të dobishme nga një shumllojshmëri e pasur kulturore, gra shumë të sukseshme në punën e tyre dhe me një gamë kaq të gjërë profesionesh e biznesesh.

Këto femra janë me grada shkencore, inxhiniere dhe psikologe, këngëtare, aktore, sipërmarrëse në një gamë të gjërë biznesesh, si dhe mjeke.

Ajo çfarë I bashkon këto femra në profesione kaq të ndryshme, është dëshira e mirë për të shërbyer në aspektin social e human në atë çfarë ato bëjnë.

Për sipërmarrësit është dëshira për të fituar me një qëllim. Për profesionistët në karrierë është dëshira për të shkëlqyer me një qëllim. Ne shpeshherë këtë e quajmë si “Qëllimi I Jetës”!

Është kombinimi I gjithë këtyre përbërësve magjikë që spërkatin një ndjejë të ndezur të fuqizimit dhe lumturisë. Të bashkuar jemi më të fortë dhe më të gatshëm të përballemi me çdo sfidë që përjetojmë apo mund të kalojmë.

Reflektoni dhe mundohuni të kuptoni diçka më shu në videon më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=cT9KWhfNNtA&t=132s

Qëllimi ynë është që të lidhim femra profesionale, në karrierë dhe bisnesmene nga e gjithë bota, dhe ne gëzojmë duke e ditur që shumë nga ne vijnë nga vende të ndryshme të botës, nga backgraunde të ndryshme dhe madje duke qënë në stade të ndryshme të jetës tonë personale apo profesionale, por të gjitha kemi dicka të përbashkët: Dëshira e zjarrtë dhe pasioni për të pasur sukses në qëllimet që secila I ka vënë jetës.

Global Women Club ndihmon femrat për të ndërtuar kofiedencën e tyre dhe rritur vetbesimin që atom und të jënë të sukseshme në çfardogjëje që ato bëjnë. Ne I ndihmojmë me anë të platformës së medias që të krijojnë markën e tyre përmes projekteve të ndryshme që ato rezantojnë. Çmimi për anëtaret e Global Woman Club është 15 Euro dhe për jo anëtarët 30 Euro. Femrat që nuk janë anëtare mund të jenë pjesmarrëse vetëm një herë në Breakfestet e organizuara. Nëse jeni të interesuara për t’iu bashkuar klubit tonë të madh, atëherë ju lutem dërgoni një e-mail në: club@globalwoman.co Facebook: Global Woman Club

Global Woman ebsite: www.globalwoman.co

GLOBAL WOMAN SUMMIT DO ZHVILLOHET NE TIRANE


Share with friends

Date and Time

Location

Blloku

Tirana

Albania

View Map

Save This Event

Event Saved